Një motorist është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Shëngjin. Mësohet se motoristi ka humbur kontrollin e motomjetit pranë vendit të njohur si Kthesa e Knallës.
Shkaku për humbjen e kontrollit ende nuk dihet. Ndërkohë që motoristi u dërgua në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.













