Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një 28-vjeçare është përplasur nga një makinë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko” të kryeqytetit, ku një 21-vjeçar e ka përplasur me makinë të renë. Nga plagët e mara, ajo ndodhet në gjendje të rëndë në spital, teksa 21-vjeçari u shoqërua nga komisariat.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.06.2024, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi D. A., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasen K. G., 28 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.













