Matura Shtetërore 2024, del pas 30 minutash teza e provimit të Matematikës!

Është publikuar disa minuta pasi maturantët kanë nisur testimin, teza e provimit të Matematikës.

Ashtu si në provimet paraardhëse, 30 minuta pas nisjes, teza u shpërnda me shpejtësi në rrjete sociale.

Provimi i tretë i Maturës Shtetërore, rreth 28 mijë maturantë testojnë dijet në lëndën e matematikës!

Matematika konsiderohet si një ndër tezat më të vështira për nxënësit.

Pas përfundimit të testimit të sotëm, maturantët do ti nënshtrohen provimit të fundit të lëndës me zgjedhje, më 24 qershor.