Zjarri në vendgrumbullimin e mbeturinave në Shijak, tymi mbulon zonën

SHIJAK- Prej natës së shkuar në fshatin Pjezë të Shijakut dyshohet se i është vënë zjarri vendgrumbullimit të përkohshëm të mbeturinave. Mësohet se zjarr ka zgjatur deri mesditën e sotme.

Po ashtu bëhet me dije se forcat zjarrfikëse kanë vënë nën kontroll flakët, por tymi ende vazhdon të krijojë ndotje në zonën përreth.