TIRANË- Protesta e sotme para Bashkisë së Tiranës ka nisur me tensione. Protestuesit pasi kanë hedhur bomba molotov drejt godinës së bashkisë kanë ndezuar goma. Më pas policia ka tentuar të shuajë flakët por ky veprim ka irrituar protestuesit. Siç shihet edhe nga pamjet një tym i zi ka “pushtuar” vendin ndërsa portestuesit kanë bërë thirrje që të futen brenda godinës.
Qytetarët gjithashtu kanë hedhur flakadanë drejt policisë ndërsa kjo është protesta e 12 e regjistruar para bashkisë ndërsa ata kërkojnë largimin nga detyra te kryebashkiakut Vleiaj pas arrestimit të drejotrëve të bashkisë në lidhje me dosjen 5D.













