Del pas 30 minutash teza e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

TIRANË- Është publikuar pak pasi maturantë kanë nisur testimin, teza e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Ashtu si në provimin e anglishtes, 30 minuta pas nisjes, teza u shpërnda me shpejtësi në rrjete sociale.

Gjuha Shqipe dhe Letërsia konsiderohet një ndër më të vështirët për nxënësit. Pas përmbylljes së tij, pritet të shpallen notat e testit të Gjuhës së Huaj dhe më 18 qershor do të jetë Matematika, ndërsa më 24 Qershor do të mbahet provimi i lëndës me zgjedhje.