Çifti i të moshuarve paraqitet në komisariat me bombë në duar, e gjetën në makinën e nipit

Një çift të moshuarish shkuan në një stacion policie në Nikosia të shtunën në mëngjes me një bombë në duar, pa e ditur saktësisht se çfarë ishte. Për fat nuk u shënuan viktima, sepse eksplozivi që ishte i fuqisë së madhe nuk shpërtheu.

Ata denoncuan në polici se kishin gjetur një objekt të çuditshëm në xhepin e makinës që zakonisht drejtohej nga nipi i tyre 35-vjeçar, shkruan Protothema. Policia kuptoi se bëhej fjalë për një bombë të improvizuar me eksploziv të fortë dhe thirri një piroteknien që e çaktivizoi atë.

Bomba ishte vendosur në majë të makinës, por nuk kishte shpërthyer për shkak të një dështimi në detonator. Policia po kryen hetimet për identifikimin e autorëve me disa të dhëna për përfshirje të shpërndarësve të drogës.