Personi që shihni në foton e mësipërme është 31-vjeçari Eraldo Nevruzi që dyshohet se është ekzekutuar me armë zjarri në ambjentet e një hoteli në Dhërmi. Si autor i dyshuar i ngjarjes është Gerald Shehu i cili fill pas krimit është arratisur drejt Greqisë me destinacion final Anglinë por është vënë në pranga pak më parë nga policia greke në një aeroport.
Nga hetimet e deritanishme thuhet se dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku të dy, viktima dhe autori jetonin e punonin.
Ne kërkim të trupit
Nuk dihet ende se ku ka përfunduar trupi i 31-vjeçarit të vrarë, ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Sakaq burime paraprake bëjnë me dije se viktima, Eraldo Nevruzi, rezulton emër i njohur për policinë shqiptare. Në skedarët e Policisë së i Tiranës, thuhet se i riu ka qenë i dhunshëm dhe përdorues droge.
Autoritetet kanë nisur kërkimet për trupin e pajetë të 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi i cili dyshohet se është ekzekutuar me armë zjarri pas pak mesnate në një hotel në Dhërmi. Si autor i ngjarjes dyshohet se është 43-vjeçari Gerald Shehu, i cili është arestuar pak më parë në një aeroport grek teksa kishte planifikuar të udhëtonte drejt Anglisë.
Ndërkohë që ngjarja është ende në sitën e hetimeve, mësohet se policia është përqëndruar në zonën e Vunoit dhe në Dhërmi, aty ku dyshohet se mund të jetë fshehur trupi i pajetë i Erald Nevruzit.
Ndërkohë që pritet edhe dëshmia e autorit të dyshuar të ngjarjes për të hedhur dritë mbi detajet, shkaqet dhe rrethanat por edhe mbi fshehjen e trupit të pajetë të 31-vjeçarit.
