Mjekja Entela Hamiti: Sëmundjet mendore te fëmijët nuk janë aq të rralla sa mendojmë

Mjekja Entela Hamiti ka hulumtuar mbi nje teme jo shume te trajtuar tek femijet qe kerkon me shume vemendje si semundjet mendore tek me te vegjlit.
“Një për kufizim i sëmundjeve mendore te fëmijët do ishte:
Sëmundjet  mendore janë anomalitë psikologjike që kanë ndikim negativ në jetën e përditshme të fëmijës dhe nga të cilat vuan fëmija.
Ne shpesh here priremi që   sëmundjet apo çrregullimet mendore te fëmijët ti justifikojme me shprehjet:
‘Hë se akoma fëmijë është do rritet do ndryshoje. Është perkedhelur shumë. Ka ngjarë nga ky apo ai`.
Por në të vërtete sëmundjet mendore  fillojnë të manifestohen që ne moshën  4-vjecare.
Çdo fëmijë është i ndryshëm dhe çdo fëmijë tregon anomali psikologjike herë pas here – humor i keq, trishtimi i papritur dhe shpërthimet e zemërimit janë pjesë e zhvillimit normal. Edhe nëse një fëmijë nuk ka deshire te luaje  apo të shkojë në shkollë, nuk ka pse të ketë një sëmundje mendore pas saj.

Ashtu si të rriturit, fëmijët ndonjëherë kanë probleme psikologjike, por edhe mund të zhduken vetë dhe nuk janë shkak për shqetësim.
Ne duhet te shqetesohemi vetëm kur këto anomali grumbullohen dhe bëhen rregull dhe jo përjashtim.
Prinderit po jo vetem (edukatoret, mesuesit) duhet te shohin nga afer a ndikojnë ndjenjat negative në jetën dhe jetën e përditshme të fëmijës? A vuan femija? Nëse është kështu, mund të ketë një sëmundje mendore.
Po cilat jane disa nga simptomat me te shpeshta qe duhet te na vene ne alarm
Simptoma te tilla si p.sh. tërheqja e papritur sociale( në dukje e pabazuar ), trishtimi i vazhdueshëm, humbja e interesit, grindjet e shpeshta, shperthime zemerimi te shpeshta, sie dhe urimini  gjate nates  pas një periudhe të gjatë ku femija arrinte ta kontrollonte.
Shkaqet dhe faktorët e rrezikut qe mund te cojne ne shfaqjen e semundjeve mendore te femijet jane:
Rritja e dobësisë mendore, faktorët gjenetikë luajne nje rol shume te mad , sëmundjet te tjera si: çrregullime te funksionimit te tiroides, funksionet e trazuara të trurit, temperamenti dhe personaliteti, abuzimi, përvojat e dhunës, neglizhenca, humbja e prinderve , sëmundjet mendore të prindërve, mjedisi familjar i dominuar  nga grindjet dhe dhuna, ndarja ose divorci i prindërve, niveli i ulët i arsimimit të prindërve, rrethanat e pasigurta financiare të familjes, etj.
Kujt duhet ti drejtohemi per ndihme ?
Se pari mjekut te femijes per te bere nje ekzaminim te detajuar e per te perjashtuar shkaqe mjeksore te ketyre crregullimeve e me pas mjekut specialist e psikologut.

Per tema me specifike do te flasim ne artikujt ne vijim.