Përndiqte vazhdimisht një grua, 22 vite më të madhe, arrestohet i riu

TIRANË- Arresohen katër persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 34-vjeçar është arrestuar pasi ka ngacmuar seksualisht një grua.

Ndërkohë një 36-vjeçar është arrestuar pasi ka përndjekur vazhdimisht një 58-vjeçare. 39-vjeçari D.S është arrestuar për dhunë fizike ndaj isht-të dashurës.

Me rastet do të merret Prokuroria Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Arrestohen 4 shtetas, autorë të dyshuar për disa vepra penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:

-Ndaluan shtetasin J. C., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase;

-Arrestuan shtetasin J. S., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se, në mënyrë të vazhdueshme, ka përndjekur një 58-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin D. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin E. M., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.