Adrian Fejzullai, është 53-vjeçari që humbi jetën ditën e sotme pasi u rrëzua nga pallati ku po punonte.
53-vjeçari kishte 5 ditë që i ishte bashkuar skuadrës për ndërtimin të pallatit në rrugën ‘Aleksandër Moisiu’ në Tiranë. Ai ka qenë duke ngritur disa kova me llaç kur ka rënë nga kati i 7-të i pallati i cili nuk kishte as rrjeta dhe as skela.
Fejzullai prej vitesh kishte jetuar me bashkëshorten në Greqi, por së fundmi ishin kthyer për të jetuar në Shqipëri. Ata nuk kishin fëmijë e jetonin tek vëllai i tij në Shkozë.
Ky i fundit kërkon drejtësi pasi thotë se vëllai ka punuar gjithë jetën në ndërtim por prej një jave punonte te firma ku humbi jetën.
