Tefiku i kërkon kunatës në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan që të largohet nga shtëpia e tij ku jeton prej 10 vjetësh. 80-vjeçari është i prekur nga fjalët në vendin ku jeton që e përshkruajnë si “burrë me dy gra”. Kunata, Beshirja refuzon kategorikisht largimin sepse ka qenë vetë Tefiku ai që i ka ofruar të qëndrojë në shtëpinë e tij.
Ky i fundit përmend edhe një detaj tjetër nga bashkëjetesa me kunatën në shtëpi: flenë në të njëjtën dhomë.
Ardit Gjebrea: Beshire, ti je e martuar?
Beshire: Jam martuar.
Ardit Gjebrea: Je me gjithë burrin te shtëpia e kunatit?
Beshire: Kam vite që… 10 vjet që..
Ardit Gjebrea: U ndave me burrin.
Beshire: U ndava me burrin dhe vajta te ky, më tha ”rri”. Tani çfarë faji kam unë që më nxjerr nga shtëpia?
Ardit Gjebrea: O Tefik, më fal. Është motra e nuses apo jo?
Tefik: Po.
Ardit Gjebrea: Vetë i ke thënë “rri”.
Tefik: Dëgjo, unë do të them të drejtën. Ajo më rriti kalamajtë mua.
Ardit Gjebrea: T’i rriti kalamajtë.
Tefik: Po, m’i rriti. Nuk ia hedh poshtë, por ama…
Beshire: Po tani pse më nxjerr jashtë o maskara? Pse më nxjerr jashtë?
Tefik: Dëgjo moj këtu çfarë po të them unë, dëgjomë mua ti! Të kam mbajtur 10 vjet!
Beshire: Më ke mbajtur dhe do më mbash!
Tefik: Jam me nuse, jam me djem, jam me të gjitha në shtëpi, dhoma nuk kam…
Beshire: Më ke edhe mua në kurriz!
Tefik: Ti fle me mua moj!
Ardit Gjebrea: Si, si?!
Tefik: Ajo fle aty me mua bashkë!
Ardit Gjebrea: Fle me ty?!
Beshire: Nuk të dal nga shtëpia!
Tefik: Turp të kesh moj! Unë s’mbaj dot gruan time, do të të mbaj edhe ty!
Ardit Gjebrea: Moj Beshire, pse ti me Tefikun fle?
Tefik: Në një dhomë.
Ardit Gjebrea: Domethënë, në një dhomë flini ju?
Tefik: Në një dhomë o në një dhomë! Thuaj të vërtetën, mos gënje!
Ardit Gjebrea: Ju flini në një dhomë?
Beshire: Po ka dy dhoma ore!
Tefik: Moj dhoma, janë çunat, janë nuset atje!
Beshire: Po ti s’më lë fare te dhoma!
Beshire: Ore ti s’je për gruan tënde, do bësh për mua! Nuk të vjen zor ore!
Tefik: Jam 80 vjeç burrë unë tani! S’ka më! Kur isha, isha unë!
Beshire: Turp të kesh ore! 80 vjeç plak!
Tefik: Mirë kur isha, po s’do më shikosh ti ku fle unë me gruan time se jemi burra ne…
Beshire: Zor të të vijë që më thua mua ashtu, zor të të vijë!
Tefik: S’do më shikosh mua aty ti!
Beshire: Nuk të iki nga shtëpia!
Tefik: U zura njëherë me gruan time, u hodhe ti, çfarë kishe ti, ajo është gruaja ime!
Beshire: Ashtu je ti, s’të mbyllet ty! Nuk të mbyllet goja!
Tefik: Dëgjo këtu, llafazane e m*tit!
Beshire: Ore s’të mbyllet goja! Sa herë je zënë me motrën time ti?
Tefik: Disa herë.
Beshire: Epo pse para meje? Çfarë jam unë?
Tefik: Ik moj mbushu!
Beshire: Atje do rri!
Tefik: Jo, nuk rri ti!
Beshire: Ja të më shikosh!
Tefik: Pse do flesh atje me mua ti?
Beshire: Atje do fle!
Tefik: Nuk fle dot me mua ti moj!
Beshire: Në rrogoz do fle dhe ti të pëllcasësh!
Gjebrea i shpjegon Beshires se është krejt normale që mes një çifti të ketë edhe keqkuptime, por ndërkohë afrohet Tefiku. Në një moment, ai i bën kunatës një ‘ofertë’ interesante.
Tefik: Je dakord ti e? T’i mbaj të dyja unë edhe ty, edhe atë?
Beshire: Çfarë the?
Tefik: Do ti do?
Ardit Gjebrea: “Do ti”, thotë?
Beshire: Jo!
Tefik: Do moj?
Beshire: Jo.
Tefik: Epo mirë, meqë ashtu, do ta pranoj pastaj unë! Ik moj, turp të kesh!
Ndërmjetësja e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani e këshillon Beshiren që të kërkojë ndjesë ndaj Tefikut dhe t’i shprehë mirënjohjen. Për ndjesën, Beshirja e ka mjaft të vështirë e madje ‘ngrin’ në vend pa mundur ta shqiptojë.
Beshire: Te ty do fle, te ty!
Eni Çobani: O zonjë, unë po të them gjë tjetër! Merrja zemrën me të mirë! O Beshire, merrja zemrën me të mirë, jo me të keq! Me të keq nuk është zgjidhje!
Tefik: Nuk të pranoj!
Beshire: Do më mbash edhe nja dy muaj? Po mora truallin, do të bëj një shtëpi me kallamë e do të shpëtosh njëherë e mirë.
Eni Çobani: Po mirë, “faleminderit” nuk i thua dot?
Ardit Gjebrea: Do t’i thotë.
Beshire: I them, faleminderit o Tefik!
Çobani shton se do të kujdeset që ta ndihmojë Beshiren për të marrë dokumentacionin e nevojshëm të truallit dhe i premton Tefikut se ajo do të largohet nga shtëpia e tij e ai do të mund të jetojë i qetë me gruan. Nga ana tjetër, nxit Beshiren që t’i afrohet e ta përqafojë kunatin për zemërgjerësinë e treguar dhe kjo shkakton edhe një situatë gazmore.
Beshire: Faleminderit!
Tefik: Pse erdhe këtu?
Beshire: Po të më mbash edhe nja dy muaj.
Tefik: Dy muaj ama!
Beshire: Dy, dy.
Tefik: Se ti s’e meriton, ja ta them unë!
Beshire: Dy. Po do të marr tokën unë, çfarë të bëj tani? të rri aty? Nuk të rri më, jo!
Tefik: Si thua zonja Eni?
Eni Çobani: Po përqafoje tani se në një dhomë flini ju kështu që detyrimisht…
Ardit Gjebrea: Edhe ne në një studio jemi zonja Eni!
Seanca mbyllet me dy përqafime, atë të Tefikut e Beshires dhe Gjebreas e Çobanit./tvklan.al













