Një 55-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane për shkak se ka goditur bashkëshorten e tij me çekiç.
Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në 25 prill në qytetin e San Mauro Pascoli.
Ngjarja ka ndodhur në momentin që vajza e tyre është larguar nga shtëpia. Për arsye xhelozie 55-vjeçari ka marrë një çekiç dhe e ka goditur gruan në kokë dhe fytyrë.
Gjithashtu bashkëshorti shqiptar për të fshehur ulërimat e bashkëshortes së tij ka ngritur zërin e televiziorit. Horrori ka vazhduar pasi 55-vjeçari i kafshon veshin gruas duke ia këputur në pjesë të tij.
Në fund ai ka tentuar t’a vrasë gruan e tij por edhe pse pothuajse pa ndjenja gruaja e plagosur ka shpëtuar dhe ka kërkuar ndihmën e fqinjëve.
