Tuli i pjeprit është mjaft freskues dhe i ëmbël dhe me të nuk ke të ngopur.
Brendësia e tij është e mbushur me fara të qullëta të cilat në shumicën e kohës përfundojnë në koshin e plehrave.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për vlerat e panjohura të farave të pjeprit.
Ato janë të mbushura me ushqyes dhe kur thahen mund të konsumohen si një ushqim i shpejtë dhe shoqërues të pijeve të ndryshme.
Farat nuk kanë aromë, por shija e tyre të kujton ëmbëlsinë e arrave.
Farat e thata përdoren në pjekje, sallata, konfeta dhe pije.
Vlerat Shëndetësore Të Farave Të Pjeprit
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, farat e pjeprit janë të pasur me acide yndyrore, fibër, minerale, vitaminë E dhe proteina.
Këto fara konsiderohen të pasura me antioksidantë që pastrojnë organizmin nga radikalet e lira.
Përmbajtja e lartë e proteinës tek farat i bën ato të rekomandueshme për flokë dhe thonj të shëndetshëm.
Burim Vitaminash Dhe Mineralesh
Farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe E.
Këto vitamina që treten në yndyrë shërbejnë si antioksidantë dhe mbrojnë sytë e parandalojnë kancerin.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org farat e pjeprit janë gjithashtu një burim i mirë i kaliumit, magnezit dhe fosforit.
Këto minerale ndihmojnë në rregullimin e tensionit të gjakut, forcimin e kockave dhe mbajtjen larg të diabetit.
