Foto e të riut 20 vjeç që humbi jetën në aksident. Emri

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në Tropojë.

Si pasojë e daljes së një mjeti nga rruga, një 20-vjeçar ka humbur jetën, ndërkohë që shoku i tij ka mbetur i plagosur rëndë.

20 vjeçari që ishte pasagjer në automjet, shtetasi Erimsjan Gjocaj nga Bajrram Curri, humbi jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit, bashkëmoshatar i viktimës është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.