Dy arrestime dhe 3 procedime për dhunë në familje në Elbasan.
Komisariati i Policisë Elbasan ndaloi me iniciativë shtetasin D. M., 42 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre të mitur;
-arrestoi në flagrancë shtetasin H. Q., 75 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. N., 65 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait të tij, shtetases V. N. Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. N., 38 vjeç dhe E. N., 40 vjeç (djemtë e shtetasit L. N.), pasi janë futur në banesën e shtetases V. N., pa pëlqimin e saj.
