Ushtroi d*hunë ndaj bashkëshortes, arrestohet i riu në Elbasan. Procedohet edhe vëllai i tij për kanosje

Ushtroi d*hunë ndaj bashkëshortes, arrestohet i riu në Elbasan. Procedohet edhe vëllai i tij për kanosje’

Seksioni për Hetimin e Krimeve i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin H. L., 36 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 34 vjeç (vëllanë e shtetasit H. L.), pasi dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e vëllait të tij;
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.