DOKUMENTI/Bashkia Belsh nuk sprapset, lëshohet urdhër i ri për spostimin e tregtarëve

Tregtarët janë e Belshit edhe këtë të shtunë janë përballur me bllokimin e rrugës dhe policinë e shtetit në tentativë për tu rikthyer në tregun ekzistues në qendrën e qytezës së Belshit. Por ndryshe nga protestat e para, këtë herë ata janë janë konfrontuar me policinë e rendit e cila ishte thirrur për të ndërhyrë dhe gjithashtu me blloqe betoni që zëvëndësonin mjetet rrethanore të bllokimit të rrugës një javë më parë.

Protestuesit kanë kërkuar urdhrin që angazhon policinë e shtetit dhe kanë mësuar se kryetari i bashkisë ka deleguar firmën tek sekretari i përgjithshëm Mustafa Çarçiu për të lëshuar urdhërin e datës 30 prill ku theksohet se për spostimin e tregtarëve kërkohet ndërhyrja e të gjitha strukturave përfshirë këtu edhe policinë e shtetit si dhe bllokimin e dy rrugëve 11 Gushti dhe Qafëshkallë në mënyrë që tregtarët të mos shkojnë në tregun ekzistues.

Më poshte lexoni dokumentin