Shkëlzen Gjevori dhe Ermira Hatipi kryen betimin për marrjen e nënshtetësisë shqiptare

Postimi :

“Një emocion i veçantë, që djali dhe mbesa e Mehmet Gjevori, një prej personaliteteve të qytetit të Elbasanit, pishtar i devotshëm i arsimit shqiptar, që ia kushtoi jetën zhvillimit të arsimit dhe përhapjes së dijes në Shqipëri dhe në Kosovë, të jenë qytetarët më të rinj të qytetit të Elbasanit.

✔Mehmet Gjevori në vitin 1941 iu përgjigj vullnetarisht apelit të ministrit të atëhershëm të arsimit të Shqipërisë, Ernest Koliqi, për të shkuar me shërbim në Kosovë. Ai njihet si autori i Abetares së parë në gjuhën shqipe në Kosovë të botuar në vitin 1946 dhe i shumë teksteve shkollore.

▲ Falënderojmë Shkëlzenin dhe Ermirën që sot iu bashkuan qytetit të tyre të origjinës, duke mbetur shpresëplotë për kontributin e tyre për këtë qytet ashtu sikundër edhe familjarët e tyre.”

 

https://www.instagram.com/p/C6deeLqt8rM/?igsh=bXRvMDE1ZHhoN3dz