VIDEO/Tregtarët e Belshit bëhen gati për protestë, bllokojnë rrugën

Tregtarët e Belshit kanë vendosur të protestojnë të shtunën në mëngjes kundër një investimi që sipas tyre është i gabuar dhe I bën ata të humbin fitimet dhe të falimentojnë.

Ata deri tani tregtonin në rrugën 31 gushti në qytet por një investim për treg I bashkisë Belsh I ka dërguar ata në një fshat mbi 3 km larg qendrës së qytezës. Kjo ka bërë që protesta e tyre të nisë me bllokimin e rrugës së tregut aktual me barrikada si video që po shihni.
Të shohim nëse policia do ndërhyje të ndalë këtë formë proteste?