Zgjedhjet në Universitete, kush rektor lejohet të kandidojë dhe kush jo. Emrat

Ligji për arsimin e lartë lejon që rektorët, dekanët apo drejtuesit e departamenteve të shërbejnë vetëm në dy mandate.

Në këto kushte, do të ndërpritet karriera e drejtuesit për rektorin e mjekësisë Arben Gjata, rektorin e politeknikut Andrea Maliqarin, rektorin e arteve Kastriot Caushin dhe rektorët e universiteteve të rretheve në Vlorë, Elbasan dhe Gjirokastër.

Ndërsa kanë të drejtë të rizgjidhen rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, rektori i bujqësorit Fatbardh Sallaku, rektori i sporteve Agron Kasa dhe rektorja e durrësit, Kseanela Sotirofski.