Është arrestuar i dyshuari nga Elbasani, Sergio Jonuzi për vrasjen e mikut të tij, Ilir Osmanit.
KOSOVA- Vdekja e një personi nga Elbasani në Pejë që fillimisht u raportua fillimisht si aksident rrugor, pas 24 orësh rezultoi se është një vrasje e kryer me dashje nga një bashkëqytetar i viktimës. Policia e Kosovës në një komunikatë për mediat, njoftoi fillimisht se një person ndërroi jetë pasi u përplas nga një makinë, ndërsa personi që shkaktoi aksidentin e braktisi mjetin dhe u largua nga vendngjarja.
Por më pas autoritetet kanë sqaruar plotësisht ngjarjen duke bërë me dije se viktima me inicialet Ilir Osmani është goditur për vdekje qëllimisht nga i dyshuari për ngjarjen, me iniciale Serxhio Jonuzi, po nga Elbasani. Edhe pse autori u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ai u arrestua një ditë më pas nga policia. Sipas hetuesve të ngjarjes, dyshohet se motiv për vrasjen është bërë një konflikt i hershëm, pasi rezulton se viktima i kishte djegur shtëpinë autorit të ngjarjes në Elbasan.
Njoftimi:
“Pas hetimeve fillestare ёshtё kuptuar se nuk kemi tё bёjmё me aksident, pasi qё viktima ёshtё goditur me veturё qёllimisht nga i dyshuari duke i shkaktuar plagё tё rёnda trupore. Viktima ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, mirëpo i njëjti nuk ka mundur ti pёrballojë plagёt dhe nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs: shtetas i republikёs sё Shqipёrisё. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjёs duke e braktisur veturёn nё njё lokacion tjetёr.
Njёsitet relevante tё Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, pas njё pune intensive operativo-hetimore, kanё arritur tё identifikojnё dhe arrestojnё personin e dyshuar: S.J. i lindur me 2001, Shtetas i Republikës sё Shqipërisë. Personi i dyshuar pas intervistimit nga Hetuesit e Sektorit Rajonal, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 48- orё pёr veprën penale “Vrasje e rёndё”, ndёrsa trupi i pajetё i viktimёs dёrgohet nё institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinë pёr obduksion.













