ELBASAN- Ditën e sotme është mbajtur seanca e radhës në lidhje me vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici. Para Prokurorisë kanë dalë autori dhe bashkëpunëtorët e vrasjes së 15-vjeçari. Ndërkohë ndaj Prokuroria kërkon mbi 30 vite burg për autorin e ngjarjes dhe bashkëpunëtorët.
Më tej bëhet me dije se Prokuroria dha pretencën për 4 te miturit, ku u kërkua 12 vjet burg për Orgito Çarçiu, i cili është i dyshuar si autori i vrasjes dhe nga 10 dhe 8 vite burg për bashkëpunëtorët e tij.
Prokuroria ka kërkuar maksimumin e dënimit qe parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të mitur. Por gjykata më herët ka pranuar gjykim të shkurtuar për 4 adoleshentët. Çka do të thotë se do të jetë gjykata që do të llogarisë më tej dënimet e tyre.













