Aksident tragjik në Kurbin/ Vdes shoferi dhe pasagjeri 21 vjeçar (EMRAT)

Një aksident i rëndë u shënua sot rreth orës 14:05 në Fushë Kuqe.

Dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij, mjeti bujqësor zetor, me drejtues shtetasin Ismajl Ismaili, rreth 60 vjeç, banues në Fushë Kuqe dhe pasagjer shtetasin Gjin Muhaj, rreth 21 vjeç, banues në Rrëshen, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal, informoi sot policia e Lezhës.

Për pasojë si shoferi dhe pasagjeri humbën jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave të aksidentit.