Investimi i lënë përgjysëm në qendrën e Gjinarit, flasin banorët

Screenshot

Një investim i Bashkisë Elbasan në bashkëpunim me qeverinë shqiptare do të kthente qendrën e Gjinarit në 8 muaj, në një atraksion turistik, por edhe pse afati i punimeve ka përfunduar, investimi është lënë përgjysmë.

Investimi i fituar nga dy kompani për rijetëzimin e qendrës dhe fushëkuqes është fituar me vlerën e rreth 97 milion lekëve të reja, por aktualisht është ndërtuar vetëm një rrugicë dhe janë vendosur disa elementë betoni.

Screenshot

Banorët e Gjinarit thonë se punimet filluan por u lanë përgjysëm dhe sipas tyre pritet të fillojnë këtë pranverë. Ata shprehen se në qendrën e vendit turistik prej me shumë se 30 vitesh askush nuk ka vënë dorë dhe kanë humbur shpresën që do të bëhet dicka.

“I nisën punimet dhe i lanë përgjysëm. Asgjë s’ka bërë shteti, çfarë sheh këtu janë investime që i bëjnë vet bujtinat”- thotë një banor.

“Kjo situatë ka shumë vite. Nuk ve dorë shteti. Njëherë që e bënë rrugën, as nuk e përfunduan, por u prish prap”- shprehet një tjetër.

Screenshot

Rivitalizimi i qendrës së Gjinarit do të kthente mundësitë për turizëm edhe pse banorët shprehen se ka edhe pengesa të tjera si përshembull mosazhornimi i tokave që i pengon ata të bëjnë investime private.