Shkurta 85-vjeçarja nga Cerriku, agjëron prej 65 vitesh

Screenshot

Shkurta Sherifi banon e vetmuar në lagjen Fermë në qytetin e Cerrikut. Ajo është 85 vjec dhe vazhdon të agjërojë tashmë prej 69 vitesh.

Shkurta tregon se nisi të agjërojë që në moshën 14 vjecare, kur hyri nuse në familjen Sherifi. Ajo tregon për familjen e bashkëshortit të saj se ishin myslimanë të devotshëm dhe nuk e ndërprenë kurrë agjërimin as gjatë përiudhës së komunizmit. Ata ia dilnin të agjëronin fshehurazi edhe pse sistemi e kishte të ndaluar.

“Kam nisur të agjëroj që 14 vjeç dhe kam vazhduar deri tani që jam 85. Sot jam e sëmurë dhe prap e mbaj dhe do ta mbaj derisa të vdes”- thotë ajo.

Sot Shkurta jeton e vetme në një shtëpi të vjetër ku cfarë bie jashtë, futet brenda. E paralizuar, në kushte të vështira dhe pa familje, ajo bën apel për ndihmë e kërkon një shtëpi të re ku të mund të jetojë.

Screenshot

”Jetoj keq, më merret fryma e dal jashtë. Unë nuk jam as e zonja mezor leviz. Kushtet janë shumë të këqija, kërkoj të ndihmë sepse vetë s’jam e zonja”- shprehet Shkurta.