I riu qëllon me shuplaka të moshuarin tek stacioni i autobusit. Video

E rëndë në Tiranë. Një i ri është filmuar teksa godet një të moshuar pranë një stacioni autobusi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele teksa ende nuk dihen arsyet.

I riu e godet të moshuarin me shuplaka disa herë dhe më pas e shtyn.

Momenti është filmuar nga kalimtarë të rastit të cilët thonë se i riu e ofendoi disa herë të moshuarin dhe më pas filloi ta dhunonte.