Disiplina me dorë të hekurt: AF Elbasani 4 ndeshje pa tifozë dhe me një gjobë të majme

Elbasani dënohet me gjobë dhe katër ndeshje pa tifozë

Komisioni i Disiplinës, zbuloi vendimet e marra, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në futbollin shqiptar.
Laçi dhe Egnatia në Superiore, janë dënuar me gjobë, për sjellje të gabuar të tifozëve.

Me gjobë është dënuar edhe Elbasani, që gjithashtu është urdhëruar të luajë katër ndeshjet e ardhshme pa tifozë.
Orges Shehi ka fituar gjyqin me Tiranën dhe klubi bardheblu, është detyruar të paguajë pagat e prapambetura brenda muajit.

AF Elbasani, denohet për sjellje të gabuar të spektatorëve duke fyer lojtarët e ekipit mik në mënyrë të përsëritur si dhe hedhje sendesh në fushën e lojës, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.

Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Pa tifozë Elbasani do të luajë në transfertë me Korabin, Apoloninë, Flamurtarin dhe Vorën.