Aksident në aksin Elbasan-Peqin

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:40, në rrugën kombëtare Peqin-Elbasan, në fshatin Lolaj.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë tentativa për parakalim e njërit prej tri automjeteve të përfshira në këtë aksident.

Fatmirësisht nuk ka patur persona me dëmtime serioze, ndërsa automjetet janë dëmtuar pjesërisht.