Një banesë në lagjen “28 nëntori” në Vlorë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme (2 prill).
Bëhet me dije se brenda banesës që u shkrumbua nga flakët jetonte i vetëm 75 vjeçari Guri Resulaj i cili ka ndërruar jetë.
Sipas banorëve, i moshuari kishte edhe probleme të shëndetit dhe për pasojë nuk lëvizte dot. Forca të shumta të policisë dhe zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje.
Deri më tani dyshohet se shkak për flakët të jetë bërë një shkëndijë elektrike.













