Përfshihet nga flakët një banesë në Elbasan, policia jep detajet

Një shkëndijë elektrike është bërë shkak që një banesë të përfshihet nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, ndërsa policia bën me dije se si pasojë e flakëve ka vetëm demë materiale.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:15, në fshatin Qerret, njësia administrative Labinot Mal, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Xh. I..

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.