Është arrestuar me urdhër të SPAK kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.
Goro është arrestuar për shpërdorim detyre. Gjykata e Posaçme bazuar në kërkesën e SPAK, ka vendosur në arrest edhe pronarin e tokës, si dhe arrest shtëpiak për tre persona të tjerë.
Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se Goro ka rënë në pranga pas hetimeve për dosjen e investitorit strategjik, për të cilën u kallëzua nga kryetari i zgjedhur i Himarës që ndodhet në burg, Fredi Beleri.













