Përplasen dy automjete, bllokohet qarkullimi në rrugën e Arbrit

Një aksident i ndodhur pasditen e sotme ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në rrugën e Arbrit.

Sipas raportimeve, aksidenti ka ndodhur në Bypass-in e Murrizit. Mësohet se në aksident janë përfshirë një furgon pasagjerësh dhe një tjetër automjet.

Për pasojë është bllokuar qarkullimi në rreth 3 km në aksin rrugor.