Vlorë/ Përfshihet në flakë lokali veror në Radhimë

Një lokal është shkrumbuar nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Radhimës.

Mësohet se lokali përdorej kryesisht gjatë verës. Në zonë ndodhen forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërsa autoritetet gjithashtu kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.