Rrugët që bllokohen në 14 mars në Elbasan

Për Ditë Vere, më 14 mars në Elbasan, vijnë mijëra vetë nga i gjithë vendi, trojet shqiptare dhe bota. Për festën pagane janë programuar edhe një sërë aktivitetesh.
Për këtë qëllim do të bllokohen disa akse rrugore.
Bashkia njofton se ‘mbështetur në Ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; neni 7, germa b, të Ligjit nr.8378, datë 22.07.1998 “Kodi rrugor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar; Ligjin nr. 8308, datë 18.3.1998 “Për transportet rrugore” të ndryshuar dhe me qene se do te zhvillohet java festive e Dites Veres ne qytet sipas nje programi te miratuar nga grupi organizator i punes kerkojme te meren masa për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në datat dhe oret ne segmentet e rrugeve si me poshte:

Date 13.03.2024 nga ora 8.00 deri ne 13.00 segmenti rruges “A.Pasha”: nga stadiumi deri te kryqezimi 1 Maji dhe nga ora 13.00 e ne vazhdim deri ne ne perfundimin e aktiviteteve, segmenti rrugor “A.Pasha”, nga Kristoforidhi deri te kryqezimi 1 Maji.

Date 14.03.2024 nga ora 8.00 deri ne 16.00 segmenti rruges “A.Pasha”, nga stadiumi deri te kryqezimi 1 Maji’.