Piu Fotoksinë, humb jetën në spitalin e Shkodrës 70-vjeçari

Mëngjesin e kësaj të diele, dyshohet se për shkak se ka konsumuar Fotoksinë në banesën e tij, ka humbur jetën në spital, shtetasi 70 vjeç.

Ndërsa, grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.