Berat/ Makinat humb kontrollin dhe përplaset me dy shtylla ndriçimi, mjeti bëhet copa

Një aksident ka ndodhur pak më parë në By Pass-in në dalje të qytetit të Beratit,në lagjen ‘Uznovë e madhe’.

Një automjet Skoda Fabia, me targa AB 685 CH, duke udhëtuar drejt daljes së qytetit, ka humbur kontrollin dhe ka marrë para dy shtylla të ndriçimit të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, automjeti është shkatërruar totalisht në pjesën e përparme, ndërkohë që drejtuesi i saj ka dalë nga mjeti pa lëndime.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të qarkullimit rrugor, të cilët po kryejnë edhe veprimet e para në vendin e aksidentit, për të kuptuar shkaqet dhe dinamikën e tij.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se,shkak për aksidentin mendohet të jetë bërë shpejtësia përtej normave të lejuara të drejtuesit 28-vjeçar.

Si pasojë e aksidentit, prej më shumë se gjysëm ore vijon të jetë pa ndriçim rruga e By Pass-it, për shkak të dy shtyllave të dëmtuara pas përplasjes nga mjeti Skoda.