Bajram Çekrezi është pa shtëpi e familje.
Ai detyrohet të shkojë ngado deri në Kosovë për të punuar. Kushtet e shtëpisë ku qëndron janë të tmerrshme. Familjarët e kanë braktisur për shkak të problemeve të shëndetit mendor.
Vëllai i tij Livani thotë se shpesh zhduket me muaj dhe nuk ka asnjë kontakt me të. I shqetësuar thotë se 62-vjeçari lëviz kudo duke rrezikuar edhe jetën.
“Është larguar në drejtim të paditur. Shkon në Kosovë, ruan lopë për të nxjerrë bukën e gojës. Jemi të frikësuar për çfarë mund t’i ndodhë!”- shprehet Livani.
Banesa ku Bajrami jeton prej vitesh është krejtësisht e amortizuar. Çfarë ka mbetur nga largimi i tij i fundit është vetëm një lopatë dhe një xhup.
Sipas të vëllait, Bajrami është braktisur nga fëmijët që ka pasur nga dy martesa pasi tregohej i dhunshëm kundrejt tyre. Livani është i pafuqishëm për ta ndihmuar të vëllain.
Bajramit i nevojitet një shtëpi apo të paktën të shkojë në azil, pasi në këto kushte e ka të pamundur jetesën.
“Është martuar dy herë. Të dyja gratë dhe fëmijët që ka nga këtp dy martesa e kanë braktisur sepse përdorte dhunë kundrejt tyre. Është në gjendje të mjerueshme. Jam shumë i shqetësuar!”- shprehet Livani.
