Sveçla për fletëarrestet: Nuk është brenga ime dhe as e komandantit të Njësisë Speciale

KOSOVA- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi për mediat se janë informuar zyrtarisht për fletëarrestin ndërkombëtar ndaj komandantit të njësisë speciale, Besart Ahmeti. Sveçla tha se nga Rusia nuk pritet asgjë mirë, por kjo, deklaroi ministri, nuk është brengë e tij e as Ahmetit.

“Prej Rusisë nuk pritet asgjë mirë, Besarti është mirë, e dimë, e kemi informatën zyrtare por nuk është ajo brenga as e imja, as e Besartit”, deklaroi Sveçla para mediave.

Fletëarrestet e Rusisë ndaj pjesëtareve të Policisë së Kosovës vijnë pak muaj pas ngjarjeve të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë dhe si kundërpërgjigje ndaj fletëarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i për Milan Radojçiç dhe disa pjesëmarrës të tjerë në sulmin terrorist në Banjskë.