Elbasan/ Kapet me armë pa leje në shtëpi, nis procedimi penal

Kapet me armë gjahu pa leje në shtëpi, nis procedimi penal për 61-vjeçarin.

Policia vendore informon se ‘bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. S., 61 vjeç, banues në fshatin Bizhdan, njësia administrative Tregan, pasi gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë gjahu që ai e mbante pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale’.