I merr lekë një burri përmes mashtrimit, nis procedimi për një 42-vjeçare në Gramsh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. B., 42 vjeçe, banuese në Gramsh, pasi ka kallëzuar një 42-vjeçar, se shtetasja B. B. i ka marrë një shumë lekësh, nëpërmjet mashtrimit.













