Reagon Gildona Daci, pas mesazhit të marrë në lidhje me grupin “AlbKings” në Telegram

Me anë të një postimi në rrjetin social facebook, ka reaguar për “AlbKings” grupin famëkeq në Telegram edhe gazetarja Gildona Daci.
Reagimi i saj erdhi pas një mesazhi që ka marrë nga një vajzë e cila shprehte shqetësimin dhe dëmet që po shkaktonte ky grup tek bashkëmoshataret e saj dhe te vetë ajo.

Grupi prej 140 mijë anëtarësh cënon privatësinë e vajzave shqiptare, duke publikuar materiale me përmbajtje erotike, të dhëna personale dhe mesazhe shantazhuese. Numërohen mbi 30 mijë foto dhe 20 mijë video intime të këtyre vajzave, në pjesë e të cilave nën moshën 18-vjeçare.

Gildona Daci u bën apel organeve ligjzbatuese të marrin masat e nevojshme kundrejt këtij fenomeni kaq të shëmtuar, ndërsa nuk harron të theksojë rolin dhe rëndësinë e gruas në shoqëri.