Thellohet bilanci nga shpërthimi në Lushnje, ku Landi Verçani dhe djali i tij 20-vjeç, kanë humbur jetën tragjikisht, duke thelluar dhimbjen në familjen Verçani.
Po ashtu 7 persona persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar në spital. Landi Verçani ishte në drejtimin e vinçit, por edhe djali i tij ka qenë brenda mjetit kur vinçi i punës ka rënë në kontakt me rrjetin e tensionit të lartë elektrik.
Deputeti i PS, Bujar Çela ka mbërritur në spitalin e Traumës ku do t’i nënshtrohet një trajtimi mjekësor më të specializuar.
Burime bëjnë me dije se deputeti ka marrë plagë të rënda por reagon dhe momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
