Kamionit i bien tullat në rrugë në aksin Kardhiq-Delvinë, makina “fluturon” mbi to

Një tjetër aksident ka ndodhur afër tunelit të Skërficës në aksin Kardhiq-Delvinë këtë pasdite.

Tullat e një kamioni në lëvizje kanë rënë në rrugë duke penguar më pas dhe makinën që vinte në sensin e kundërt.

Edhe një ditë më parë në afërsi të tunelit ndodhi një tjetër aksident me një viktimë. Një kamion doli nga rruga dhe si pasojë ndërroi jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi ukrainas Andriu Khrustalov.