Trondit gazetari: Në ‘TikTok’ ka qarkulluar video kur v*ritet një shqiptar!

Gazetari Artan Hoxha, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme në TPZ, teksa po fliste për “TikTok”-un dhe rrjetet sociale.

Hoxha tha se në “TikTok” ka qarkulluar një video e frikshme ku një person nga veriu i Shqipërisë është marrë peng, është vrarë dhe është varrosur.

“Aty kam parë video të frikshme, po mirë që e kanë hequr shpejt. Është vrarë shqiptari, është marrë peng, është filmuar, është vrarë, e kanë varrosur, është filmuar i gjithë veprimi. E kanë varrosur me gjithë çfarë ka pasur me vete dhe e kanë hedhur në TikTok. Shqiptar ishte, nga veriu. Video e frikshme”, theksoi Artan Hoxha.