Kufjet janë një ndër aksesorët më të përhapura që përdoren jo vetëm nga të rriturit por edhe nga fëmijët. Sipas një sondazhi të bërë në SHBA në spitalin e Fëmijëve CSMott të Universitetit të Miçiganit, prindërit e fëmijëve nga mosha 5-12 vjeç janë shprehur se këta të fundit gjatë një dite i përdorin kufjet një deri në dy orë në ditë.
Fëmijët i përdorin më shumë këto aksesorë të dëmshëm në shtëpi, në shkollë dhe në makinë, ndërsa më pak se 10% e prindërve thonë se fëmijët e tyre i përdorin ato në autobus, jashtë ose në shtrat. Edhe pse janë të dëmshme për dëgjimin këta prindër raportojnë se kufjet ndihmojnë fëmijën e tyre që të argëtohen.
Por fatkeqësisht sipas ekspertëve përdorimi i kufjeve me orë të tejzgjatura mund të çojë në probleme fatale për shëndetin si mund të ndikojë në gjumin e fëmijëve, rënien nga mësimet, rrit nivelin e stresit, presionin e gjakut si dhe më e rëndësishmja humbja e dëgjimit.













