Fshati Cërrujë e Sipërme në Rrethin e Gramshit nuk mbahet mend të ketë patur ndonjëherë shkollë 9-vjecare apo të mesme dhe kjo për shkak të numrit të pakët të nxënësve.
Aktualisht 10 fëmijë të fshatit detyrohen ta ndjekin shkollë në fshatin Drizë 2km larg vajtje-ardhje. Cdo ditë vec lodhjes fizike fëmijët rrezikohen edhe nga qarkullimi I automjeteve që lëvizin në aksin rrugor Gostimë-Gramsh. Fëmijët thonë se e ndjekin shkollën rregullisht, në ditë me shi e diell.
“Rreth 10 veta jemi që shkojmë në Drizë për mësim. Kush ka mundësi I cojnë prindërit me makina, ndërsa të tjerët shkojnë në këmbë”-thotë një nga nxënësit.
Agron Karaj banor I fshatit si dhe banorë të tjerë thonë se në fshat s’ka patur ndonjëherë shkollë.
“Ne kërkesën e kemi bërë, po na kanë thënë se ka shumë pak nxënës dhe numri nuk e justifikon hapjen e shkollës”- thotë Agroni.
Nga ky fshat janë larguar dhe po largohen me dhjetëra banorë, kryesisht të rinj.
Fshati Cërrujë nuk është I vetmi në Rrethin e Gramshit, pasi edhe në fshatra të tjerë shkollat janë mbyllur për shkak të numrit të pakët të nxënësve.
