Zjarr në Elbasan/ Shkak një cigare e hedhur pa u fikur

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një hapësirë me shkurre në lagjen 28 Nëntori, në Elbasan.

Nuk raportohen dëme në banesa. Ndërhyrja e menjëhershme bëri të mundur lokalizimin e më pas fikjen e zjarrit.

Mendohet se zjarri mund të ketë ardhur nga ndonjë cigare e ndezur, e hedhur në mënyrë të pakujdesshme.