Karta e Studentit, ja lehtësirat në argëtim dhe shërbime që mund të përfitojnë të rinjtë që vazhdojnë studimet në Elbasan

Kryetari i bashkise se Elbasanit Gledian Llatja, ndersa nenshkruante karten e studentit me ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu renditi disa nga lehtesirat qe mund te perfitojne studentet qe vazhdojne ne universitetin Aleksander Xhuvani.

“Karta e Studentit, nuk është një koncept i ri që ne po e sjellim sot, është një koncept që sot po formalizon shumë nga problematikat tona që ne i kemi pasur në të kaluarën.

Libraritë, bibiotekat, muzetë, transporti, shërbimet e ndryshme, stadiumi, shërbimet e ndryshme që ne ofrojmë, sidomos përsa u përket atyre të cilët japin një farë pagese, duke filluar tek “Teatri Skampa”, “Qendra Rinore”, Pallati i Sportit “Tomorr Sinani”, të gjitha bëhen të mundura me kartën e studentit.

Një çmim preferencial për disa nga lokalet që janë kryesore dhe që duan të jenë pjesë e kësaj nisme që ne kemi marrë, sot tashmë bëhen konkrete me këtë firmosje që ne po bëjmë” theksoi nder te tjera Llatja.

“Kam edhe një kërkesë për Ministren, do të na duhet edhe pak mbështetje për konviktin, kemi mbaruar pjesën e parë, aty ofrohen shërbime shumë të mira sot, sidomos tek pjesa e re, dhe studentët të cilët janë përfitues edhe të Kartës së Studentit, përfitojnë edhe çmime të tjera, duam ta vazhdojmë atë edhe tek pjesa tjetër e strukturave tona në mënyrë që të rivitalizohet një kompleks i mirë dhe gjithpërfshirës i të gjithë strukturave tona” perfundoi kryebashkiaku.