Vritet me thikë 40-vjeçari në Durrës. Emrat e autorit dhe viktimës

Një sherr me thika mes 2 personave ka shkaktuar një viktimë në Durrës.

40-vjeçari Halil Koka nuk ka mundur të ju rezistojë plagëve të marra si pasojë e goditjes me thikë. Ai ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.

Sipas të njëjtave burime, autori i dyshuar i ngjarjes është Ilir Koçilja, i cili është shpallur në kërkim nga ana e policisë dhe po punohet për kapjen e tij.

Detaje të reja priten në vijim për motivet që çuan në ngjarjen e rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij.

Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.